16:34 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

FMN: Rimëkëmbje më e brishtë për eurozonën

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi një rritje prej 5,2% në zonën euro në 2021, më pak nga sa pritej në qershor, por e ka zbutur disi parashikimin për një recesion, deri në -8,3%.

Në raport me të dhënat e fundit të ekonomisë botërore në qershor, institucioni i Uashingtonit rriti sot me 1,9 pikë parashikimin e vitit 2020, po uli parashikimin me 0,8 pikë për vitin e ardhshëm, shenjë që rimëkëmbja ekonomike do të jetë e mundimshme, raporton ATSh.

Dy ekonomitë më të goditura në zonën e euros mbeten Italia (-10,6% këtë vit, më pas +5,2% vitin e ardhshëm) dhe Spanja (-12,8% më pas + 7,2 %), ndërsa Gjermania, më e kursyer, pritet të paraqesë një recesion prej 6% këtë vit ndjekur nga një rritje prej 4,2%.