75 Mall Live Search
18:20 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Fobitë më të çuditshme që mund të keni dëgjuar ndonjëherë

Fobitë janë frikëra irracionale, të cilat na shkaktojnë një gjendje jo të mirë emocionale gjatë përballjes me to.

Por cilat janë disa nga frikërat më të çmendura që kanë njerëzit?

1-Venustrafobia– Fobia ndaj njerëzve të bukur. Kjo fobi gjendet e shpërndarë njësoj si tek meshkujt edhe tek femrat. Këtanjerëz kanë frikë nga çdo njeri që ata mendojnë se është i/e bukur.

2- Pedofobia – Fobia ndaj fëmijëve të vegjël.

3- Ancraofobia – Këtanjerëz kanë frikë nga erërat e ndryshme.

4 -Heliofobia – Fobia e të dalurit në diell, apo e kontaktit me diellin.

5 -Efebifobia – Frika irracionale ndaj adoleshentëve.

6- Automatonofobia – Fobia ndaj manekinëve, apo statujave të ngjashme me njeriun

7-Korofobia- Frika e të kërcyerit, ideja që mund të ndjekin ritmin apo të kërcejnë sipas një muzike të caktuar, këtanjerëz i mbush me ankth dhe paranojë ekstreme.

8-Antrofobia – Fobia ndaj luleve.

9-Eklesiofobia – Frika ndaj institucioneve fetare, këtanjerëz e kanë të pamundur të hyjnë apo të kalojnë afër një kishe apo një xhamie.

10- Spectrofobia – Fobia për tu parë në pasqyrë.

11- Kemofobia – Frika ekstreme ndaj kimikatëve të ushqimit.

12- Genufobia – Fobia ndaj gjunjëve. Disa njerëz mendojnë se gjuri është jashtë mase i shëmtuar, e disa të tjerë kanë pasur ndonjë traumë në fëmijëri që i shtyn të kenë një frikë ekstreme, apo neveri ekstreme ndaj gjunjëve.

13- Asimetrifobia – Frika ekstreme nga çdo gjë që nuk është simetrike, nga dy çorape të ndryshme, apo jo njësoj të barabarta.

14- Ablutofobia – Fobia për t’u larë. Këtanjerëz kanë një frikë ekstreme për tu futur në dush dhe për t’u larë. Kjo fobi bën që at atë izolohen.

15- Gelotofobia– Frika e bullizmit, talljes apo përqeshjes nga të tjerët.

16- Domatofobia – Kjo është një nga fobitë më të rralla në botë, këtanjerëz kanë frikë shtëpitë, dhe nuk rrinë dot në një shtëpi. Në fakt këtanjerëz as nuk i afrohen dot shtëpive.