75 Mall Live Search
13:34 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / L A

Foda, Ademi bashkë me yjet e Kosovës vizitojnë fëmijët e SOS Fshatit

Yjet dardanë Edon Zhegrova, Muslija dhe Muriqi vizituan gjatë ditës së sotme SOS Fshatin.

Të shoqëruar dhe nga kryetari i FFK-së Agim Ademi dhe selektori Foda, u pritën ngrohtë nga fëmijët, ku përveç fotografive dhe nënshkrimeve nga lojtarët, ata zhvilluan edhe një lojë të futbollit së bashku.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi. po ashtu ka njoftuar se do të dhurojë shumën e 4 mijë për fëmijët e fshatit./IndeksOnline/