Foda: Gallapeni, Demaku e Abdullahu janë integruar mirë

Tre prurje të reja nga Kosova janë në dy ndeshjet e play-offit të Ligës së Kombëve kundër Islandës.
Dion Gallapeni, Vesel Demaku e Lirjon Abdullahu janë ftuar nga selektori Franco Foda.
Tekniku gjerman në konferencë për media tha se këta tre futbollistë janë integruar shumë shpejtë dge shumë mirë në ekipën A.
”Këta tre lojtarë janë integruar shumë shpejtë dhe shumë mirë në epikën A. Duke qenë se ata kanë pasur paraqitje të mira në skuadrat e tyre dhe ndeshjet e tyre të kaluara, prandaj kanë marr ftesën dhe i kemi ftuar që ti shohim dhe ti njoftojmë personalisht e ti përgatisim për epiken A.”, ka deklaruar Foda./IndeksOnline/