75 Mall Live Search
23:59 / E Enjte, 20 Mars 2025 / Gj. Sh

Foda i lumtur me fitoren e Kosovës: Kemi mundur të shënojmë më shumë gola

Selektori i Kosovës, Franco Foda, është i kënaqur me fitoren 2-1 ndaj Islandës, në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Kombeve.

”Dardanët” shënuan fitore në stadiumin “fadil Vokrri” me golat e Lumbardh Dellovës dhe Elvis Rexhbeçaj, shkruan IndeksOnline.

Foda pas ndeshjes deklaroi se skuadra luajti mirë, e merituan fitoren por tha se kanë mundur të shënonin më shumë gola.

“Në 15 minutat e para të lojës luajtëm mirë dhe kaluam me meritë në epërsi. Por më pas e humbëm kontrollin e lojës pak. Nuk funksionoi ashtu si mendova në fillim.  Jam i lumtur me pjesën e dytë dhe jam i kënaqur me gjithë ekipin. I kishim mundësitë që të shënonim më shumë gola, por Islandës patjetër që i duhet fitorja. Nëse vazhdojmë me lojën e njëjtë si në pjesën e dytë do të jetë e vështirë për Islandën, ndërsa ne synojmë Ligën B”, deklaroi Foda./IndeksOnline/