Foda ishte i pranishëm në “Fadil Vokrri” mbrëmë, këto ditë e publikon edhe listën për miqësore

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, mbrëmë ishte i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta shikuar finalen e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit.
Foda këto ditë pritet ta bëjë publike listën e futbollistëve për ndeshjen miqësore, të vetmen gjatë muajit qershor, shkruan Indeksonline
Kosova luan ndaj Armenisë më 6 qershor dhe kjo është vetëm një miqësore para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026, që zhvillohen në muajin shtator.
Prishtina mbrëmë fitoi 1:0 dhe fitoi Kupën e Kosovës. Golashënues ishte Albin Krasniqi, një emër që ndoshta mund të figurojë edhe në listën e “dardanëve” për këtë ndeshje miqësore./Indeksonline/
