75 Mall Live Search
14:06 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / G T

Foda: Jemi në bisedime, mund të qëndroj në Kosovë edhe më gjatë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, mendon të vazhdojë më gjatë bashkëpunimin me FFK-në.

Kontrata e trajnerit gjerman me Kosovën skadon pas Kupës së Botës 2026, shkruan Indeksonline

Andaj, në një intervistë ai tha se ka shumë gjasa të vazhdojë me “dardanët”.

“Po, është e vërtetë që po zhvillohen bisedime, është plotësisht e mundur që të qëndroj në Kosovë edhe për një periudhë më të gjatë”, u shpreh Foda

Trajneri gjerman është duke sjellë rezultate pozitive te Kosova. Së fundmi ata po synojnë kualifikim në Kupën e Botës 2026, pasi mposhi dy herë Suedinë, barazoi me Slloveninë dhe pësoi humbje me Zvicrën./Indeksonline/