Foda jep një lajm shqetësues për Kosovën: Dellova në dyshim për ndeshjen me Slloveninë

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjet kualifikuese gjatë kësaj jave.
“Dardanët”, do të nisin me Slloveninë në “Fadil Vokrri”, më pas do të udhëtojnë drejt Suedisë pas 3 ditësh.
Në konferencën për shtyp, Franco Foda njoftoi për një mungesë potenciale të lojtarit Lumbardh Dellova.
“Pesë futbollistë mungojnë te ekipi kombëtar në këtë grumbullim: kapiteni Amir Rrahmani, Leart Paqarada, Florent Hadërgjonaj, Vesel Demaku dhe Baton Zabërgja. Me ekipin është grumbulluar Dellova, por gjendja e tij shëndetësore do të mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim”, deklaroi Foda./IndeksOnline/