75 Mall Live Search
13:22 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / L A

Foda: Ndaj Zvicrës dëshirojmë të tregojmë një fytyrë tjetër

Në këto momente është duke u mbajtur konferenca për shtyp para ndeshjes Kosovë-Zvicër.

Trajneri Franco Foda, tha se ndaj Zvicrës do të tregojnë një fytyrë tjetër, teksa e lavdëroi sulmuesin Fisnik Asllani.

“Për neve është e rëndësishme të paraqitemi mirë. Ndaj Zvicrës dëshirojmë të tregojmë një fytyrë tjetër. Fisnik Asllani është në një formë shumë të mirë. Po luan shumë mirë me topin, po shënon gola, krijon hapësirë në situata të ngushta”, tha Foda.

Kosova ndeshet me Zvicrën nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.