75 Mall Live Search
13:11 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / L A

Foda në konferencë: Matematikisht jemi në garë, por 6-0 është e vështirë

Kosovën e pret ndeshja e rëndësishme ndaj Zvicrës.

Loja e fundit kualifikuese shihet si një ndeshje festive, pasi që kemi siguruar kualifikimin në play-off.

Por Kosova mundet edhe të sigurojë kualifikim direkt, nëse mposht Zvicrën me rezultat të thellë 6-0, që trajneri ynë, Franco Foda e sheh si të vështirë.

“Në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës nuk e treguam fytyrën tonë të vërtetë. Matematikisht jemi ende në garë për vendin e parë, por realisht fitorja 6-0 është shumë e vështirë”, deklaroi Foda.

Ndeshja luhet nesër në Prishtinë, në orën 20:45./IndeksOnline/