75 Mall Live Search
11:09 / E Premte, 22 Mars 2024 / G T

Foda nuk ndryshon shumë, formacioni i mundshëm për ndeshjen miqësore

Kombëtarja e Kosovës sot luan ndeshjen e parë miqësore gjatë këtij viti 2024, ku si kundërshtar do ta ketë Armeninë.

Kjo ndeshja ka rëndësi të veçantë edhe për trajnerin gjerman, Franco Foda – për të cilin është takimi i parë në stolin “Dardan”, shkruan Indeksonline

Foda nuk pritet të ketë shumë ndryshime në formacion, pasi koha nuk i mjaftoi shumë për të eksperimentuar me futbollistët e Kosovës.

Në formacion pritet të jetë: Aro Muric; Amir Rrahmani (c), Fidan Aliti, Leart Paqarada, Mërgim Vojvoda; Valon Berisha, Florian Loshaj, Florent Muslija; Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova.

Ndeshja miqësore zhvillohet në stadiumin “Vazgen Sargsyan” në Yerevan të Armenisë nga ora 17:00./Indeksonline/