Foda nuk përjashton mundësinë e një ftese për Ibrahimoviq në të ardhmen
Franco Foda ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.
“Dardanët” i presin dy finale të mëdha ajo ndaj Sllovenisë në Lubjanë dhe ndaj Zvicrës në Prishtinë.
Foda, u pyet për ftesën e fundit të Arijon Ibrahimoviqit nga Gjermania U-21 si dhe refuzimi nga Diant Ramaj.
““Në parim është me rëndësi të flasim për lojtarët që janë prezentë dhe që e përfaqësojnë Kosovën dhe që janë të gatshëm të luajnë për Kosovën. Kam pasur kontakt me të dy. Nuk përjashtohet mundësia që të luajnë në të ardhmen për Kosovën. Tani Ibrahimovic luan për Gjermaninë U21 Me Ibrahimovic kam kontaktuar disa herë. Kemi komunikuar në “Whatsapp”, por në të ardhmen do të shohim”, deklaroi Foda.
/IndeksOnline/

