75 Mall Live Search
17:46 / E Shtunë, 12 Tetor 2024 / G T

Foda për gabimin e Saipit: Nuk e pashë, duhet rishikuar!

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e dytë në UEFA Nations League për sezonin e ri 2024/25.

“Dardanët” mposhtën si mysafir Lituaninë me rezultatin 1:2, shkruan Indeksonline

Trajneri i Kosovës, Franco Foda tha se ai bëri ndeshje të mirë, teksa për golin nuk mund të thotë diçka pasi i duhet ta rishikojë.

“Amir Shaipi luajti një ndeshje të mirë. Ishte ndeshja e tij e parë me Kosovën. Për golin e pranuar nuk mund të them shumë, pasi që nuk e kam parë, duhet rishikuar”, tha Foda.

Me këtë fitore, Kosova tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në pozitën e dytë, aq sa ka Rumania (6) por që është me një ndeshje më pak./Indeksonline/