75 Mall Live Search
22:50 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / Gj Sh

Foda për përballjen me Austrinë: Rikthim emocional, por ka mision të qartë për Kosovën!

Selektori i Kosovës Franco Foda ka folur pas shortit të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” në edicionin e ri do të garojnë në Ligën B, ku për kundërshtar do të kenë Israelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës, shkruan IndeksOnline.

Foda pasi mësoi kundërshtarët, u ndal te Austria ku para disa viteve ishte trajner i tyre.

Ai tha se rikthimi në Austri do të jetë emocional, por objektivi i tij dhe Kosovës është vendi i dytë në grup.

“Është e qartë se Austria është favorite në këtë grup, por është një grup interesant. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për ta arritur vendin e dytë, sepse është një grup i fortë. Të paktën duhet ta ruajmë nivelin dhe të mos biem në Ligën C.

Sa i përket rikthimit në Austri, jam i lumtur të luaj kundër tyre, të shoh ish-lojtarët e mi dhe shpresoj që të kemi shumë mbështetje në Austri.
Por përqendrimi im është ende te muaji mars.”, ka deklaruar Franco Foda./IndeksOnline/