Foda: Të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore, kërkojmë gjithsesi një pikë ndaj Sllovenisë
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u paraqit sot në konferencën e parë për media para dy ndeshjeve të fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Foda tha se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore, teksa u shpreh se synon që minimumi të marrin një pikë në Slloveni.
“Qysh në fillim e kam thënë që gjithçka mund të ndodh deri në fund të këtij cikli. Në ndeshjen ndaj Sllovenisë dëshirojmë që gjithsesi të marrim një pikë. Të gjithë lojtarët janë në një moment mjaft të mirë me ekipet e tyre dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Edhe Rrahmani e Dellova janë kthyer. Po shpresoj që gjatë javës të gjithë lojtarët të jenë fit. Kemi treguar në ndeshjet e kaluara që edhe me mungesa dijmë të fitojmë”, tha Foda.
Kosova, luan fillimisht ndaj Sllovenisë në Lubjanë më 15 nëntor dhe më pas ndaj Zvicrës më 18 nëntor.

