Foda tregon arsyen pse nuk janë ftuar Celina dhe Sahiti

Në këto momente po mbahet konferenca për shtyp e Franco Fodës para ndeshjes me Slloveninë.
Vendimi i Fodës për të mos thirrur Celinën në këto ndeshje, ka ngjallur reagime në opinion.
Kjo ishte përgjigja e trajnerit Foda rreth kësaj çështje.
Me Bersant Celinën kemi pasur një bisedë të këndshme gjatë këtyrë ditëve dhe tani është me rëndësi që Celina është i gatshëm të luaj për Kosovën dhe i kam thënë nëse të ardhmen ka të njëjtat paraqitje, do të thërrasë atë, për momentin e kemi një ekip të mirë dhe i gatshëm për ndeshjet e radhës”, deklaroi Foda.
Ndërsa po ashtu tregoi edhe arsyen pse s’u ftua edhe lojtari i Hamburgut, Emir Sahiti.
“Kurse tek Emir Sahiti gjendja është paksa më ndryshe. Unë e kam lexuar prononcimin e tij për media dhe çka është për mua më e rëndësishmja, unë nuk e pranoj kur një lojtar flet indirekt keq për lojtarët tjerë. Kjo për mua është e papranueshme, secili lojtar mund t’i ketë pakënaqësitë e tij se a luan apo jo, por të shohim në të ardhmen. Më duhet ta potencoj se nuk e kam asnjë problem personal me asnjë trajner, por që lojtarët duhet t’i pranojnë zgjedhjet e trajnerit. I kemi afërsisht 40 lojtarë dhe të gjithë ata që i pranojnë vendimet e trajnerit, do t’i ftoj përzemërsisht”, përfundoi Foda.
/IndeksOnline/