75 Mall Live Search
09:37 / E Hënë, 08 Prill 2024 / L K

Foden ka një arsye prekëse se pse e vesh fanelën me numër 47 te City

Phil Foden është njeriu i momentit te Manchester City. Ylli anglez po kalon formën e sezonit duke qenë lojtari më në formë te kampionët aktual të Anglisë.

Shumë fansa befasohen se si një yll kaq i madh bartë në fanelë një numër jo të zakonshëm në fanelë.

Gjyshi i reprezentuesit anglez, Ronnie, ndërroi jetë në moshën 47-vjeçare dhe Foden ka zgjedhur ta nderojë atë duke veshur fanellën e 47-shit që kur ai debutoi te City.

Pep Guardiola i kishte ofruar fanelën me numër 10 të lënë ngë Aguero, por Foden e kishte refuzuar./Indeksonline/