75 Mall Live Search
14:50 / E Premte, 03 Tetor 2025 / G T

Foden nuk u ftua te Anglia, Pep Guardiola: Tuchel e di më mirë se unë miliona herë…!

Thomas Tuchel sot publikoi listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit tetor me Kombëtaren e Anglisë.

Në këtë grumbullim mungon lojtari i Manchester Cityt, Phil Foden, shkruan Indeksonline

Pep Guardiola u paraqit në konferencë për media dhe nga gazetarët u pyet rreth mungesës së lojtarit të tij te Angla.

“Tuchel e di se çfarë i duhet, më mirë se unë, miliona herë, biliona herë më mirë se unë. Por çfarë mund të them unë, është se Foden nëse vazhdon të luajë kështu, do të rikthehet shumë shpejt”, u shpreh Guardiola

Kujtojmë që Anglia luan një miqësore ndaj Uellsit dhe një ndeshje kualifikuese ndaj Letonisë gjatë muajit tetor./Indeksonline/