75 Mall Live Search
08:36 / E Mërkurë, 21 Gusht 2024 / MSH

Fodeni merr çmimin “Lojtari më i mirë i vitit” në Premierligë

Dyshja e Manchester Cityt, Phil Fodeni dhe Bunny Shaw, janë votuar si lojtari më i mirë i vitit në PFA për meshkuj dhe femra për sezonin e kaluar në ndarjen e çmimeve të PFA të martën në mbrëmje.

Sulmuesja xhamajkane, Shaw, ishte golashënuesja më e mirë në Superligën e Femrave me 21 gola.

Mesfushori sulmues i Chelseat, Cole Palmer, është zgjedhur si lojtari i ri i vitit për meshkuj në PFA.

Palmer ishte i dyti vetëm pas Erling Haaland të Cityt në listat e golashënuesve në Premier League, me 22 gola.

Fara Williams, e cila është lojtarja angleze me më shumë paraqitje të të gjitha kohëve, ishte një nga dy individët, arritjet e karrierës së të cilëve u njohën me një çmim PFA Merit.

PFA ka zgjedhur edhe formacionin e sezonit të kaluar, që është si në vijim:

grafike