Fofana mund të rikthehet nga lëndimi në mars

Wesley Fofana mund të kthehet më shpejtë se që ishte menduar.
Mbrojtësi francez, ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Aston Villës muajin e kaluar, ku flitej se Fofana do të humbte tërë sezonin.
🔵👀 Wesley Fofana, confident to return ahead of schedule from his injury as L’Équipé reported.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 5, 2025
Chelsea defender hopes to be back around mid/end of March in order to help for the final months of the season. pic.twitter.com/OPEbB0JnBa
Mirëpo siç raporton “L’Equipe”, Fofana mund të rikthehet më shpejtë se që ishte menduar me kohën më të afërt në mars.
Fofana, këtë sezon ka bërë vetëm 12 paraqitje në Premier League me “Blutë” e Londrës, mirëpo lëndimet e shumta që i pësoi në vitet e fundit e bënë të pamundur të tregonte klasin e tij./IndeksOnline/