13:01 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / A. M.

“FOL”-i zbulon emrat e 18 kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së!

𝗞𝗼𝗺𝗶𝘀𝗶𝗼𝗻𝗶 𝗔𝗱-𝗛𝗼𝗰 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝗲̈𝗿𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗸𝗮𝗻𝗱𝗶𝗱𝗮𝘁𝗲̈𝘃𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗮𝗻𝗲̈𝘁𝗮𝗿𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗕𝗼𝗿𝗱𝗶𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗥𝗧𝗞-𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵 𝟭𝟴 𝗸𝗮𝗻𝗱𝗶𝗱𝗮𝘁𝗲̈𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝘃𝗼𝘁𝗶𝗺 𝗻𝗲̈ 𝗞𝘂𝘃𝗲𝗻𝗱

Komisioni Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për RTK-në ka përfunduar intervistimin e 91 kandidatëve nga 132 kandidatë sa kishin aplikuar.

Ky ishte ndër proceset më të mëdha sa i përket rekrutimit që Kuvendi i Kosovës ishte marrë deri më tani, për shkak të numrit të madh të kandidatëve që kishin aplikuar.

Nga monitorimi ynë del se ky proces ka shkuar korrekt dhe të gjithë anëtarët e Komisionit kanë treguar bashkëpunim me shoqërinë civile.

Gjithashtu vlen të theksohet transparenca e tërë këtij procesi, duke bërë që edhe poentomi i kandidatëve të bëhet në prezencë të monitoruesve të shoqërisë civile.

FOL ka mirëpritur që Komisioni Ad-Hoc ka vendosur që të respektohet Ligji për Barazi Gjinore në këtë proces, duke dërguar në Kuvend për votim një listë me përbërje të barabartë me kandidatët gra dhe burra.

Në listën e ngushtë që shkon në Kuvend, janë 16 kandidatë shqiptar, prej të cilëve 8 gra dhe 8 burra dhe 2 kandidatë (një burrë dhe një grua) nga komuniteti serb.

Vlen të theksohet së komisioni Ad-Hoc që nga fillimi i këtij procesi kanë punuar në drejtim që procesi i rekrutimit për Bord të RTK-së të bazohet në meritokraci.

1. Driton Hetemi 847 pikë

2. Besnik Boletini 812 pikë

3. Safet Kabashaj 797 pikë

4. Ejup Gojnovci 792 pikë

5. Bekim Selo 768 pikë

6. Ismet Sijarina 749 pikë

7. Fatime Lumi Qehaja 734 pikë

8. Petrit Qollaku 734 pikë

9. Arta Berisha 726 pikë

10. Enis Halimi 726 pikë

11. Albulena Mehmeti 724 pikë

12. Jehona Ademaj Sejdiu 704 pikë

13. Shukrije Rama 684 pikë

14. Mejreme Krasniqi Sadiku 683 pikë

15. Mihane Nertile Salihu Bala 668 pikë

16. Arta Pllana 670 pikë

17. Nelica  Veljkovic 677 pikë

18. Mihailo Scepanovic 735 pikë

FOL i bënë thirrje deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që gjatë votimit të kandidatëve të respektohet Ligji për Barazi Gjinore, si rrjedhojë Bordi i RTK-së të ketë përfaqësim të barabartë gjinor.

Lëvizja FOL përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.