FOL sot publikon të dhëna nga monitorimi i qeverisë

Lëvizja FOL do të mbajë sot nj; konferencë për media, me ç’rast do të bëjë publikimin e të dhënave nga monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të parapara nga Qeveria e Kosovës në kuadër të Planit kombëtar për zhvillim, realizimi i të cilave është paraparë të përfundojë në periudhën janar-qershor 2024.
Adresimi nis në orën 11:00 nga zyrat e kësaj lëvizjeje.