75 Mall Live Search
08:54 / E Martë, 27 Tetor 2020 / OSH

Fondacioni “Behgjet Pacolli” vazhdon mbështetjen për gjeniun Gëzim Morina nga Topanica

Gëzim Morina, i njohur për shpikjet e tij në ektronikë, po vazhdon vitin e fundit të studimeve në UBT me mbështetjen e Fondacionit “Behgjet Pacolli”.

Morina përmes një statusi në Facebook, ka falënderuar fondacionin dhe Behgjet Pacollin.

Postimi i plotë:
Falënderoj Fondacionin “Behgjet Pacolli” që për vitin e tretë radhazi i paguan shpenzimet e mia të regjistrimit në kolegjin UBT.

Vazhdimi i studimeve do të ishte sfidues në këtë kohë dhe në këtë situatë po të mos ishte vullneti dhe ndihma që më ka ofruar Behgjet Pacolli. Faleminderit