16:11 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Fondacioni “Firdeus” dhuron 10 mijë kg miell për familjet në nevojë në Mitrovicë

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka marrë pjesë në shpërndarjen e miellit për familjet në nevojë të Mitrovicës, donacion ky i dhuruar nga Fondacioni “Firdeus” me rreth 10 mijë kg miell, pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, thuhet n ë komunikatën e lëshuar nga komuna e Mitrovicës.

“Kryetari Bahtiri ka falënderuar fondacionin “Firdeus” për dhurimin e këtij donacioni, duke thënë se është shumë i nevojshëm në këtë kohë pandemie, dhe se do të ndihmoj që sadopak t’ua përmbush nevojat e familjeve me asistencë sociale”, thekson komunikata.

Bahtiri potencoi se mbështetja për familjet në gjendje të vështirë ekonomike do të vazhdoj edhe në të ardhmen, dhe deklaroi se komuna është duke kërkuar nga donatorët e ndryshëm që të ketë ndihma të ndryshme në vazhdimësi.