15:06 / E Shtunë, 21 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Fondacioni Golden Eagle dhuron 10 mijë euro për zonat e prekura nga vërshimet

Përmbytjet që ndodhën gjatë kësaj jave në disa komuna të Kosovës, si pasojë e kushteve të jashtëzakonshme atmosferike, kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke rrezikuar kështu dhe  jetën e njerëzve. 

Në solidaritet dhe mbështetje të tyre, Fondacioni Golden Eagle do të dhurojë shtretër, batanije dhe gjëra të tjera elementare, në vlerë prej 10 mijë euro, për zonat e prekura.

Ndihma nga Fondacioni Golden Eagle do të shkojë për familjet me kushte të rënda sociale, jeta e të cilëve është vështirësuar dhe më shumë nga përmbytjet.

Shpresojmë që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejtë.