75 Mall Live Search
12:47 / E Shtunë, 03 Gusht 2024 / FR

Fondacioni Golden Eagle ndan 10,000 euro për minatorët e Trepçës

Biznesmeni Shaqir Palushi, respektivisht Fondacioni që ai drejton, Golden Eagle ka ndarë 10 mijë euro për minatorët e Trepçës.

Kështu bëri të ditur Palushi, përmes një postimi në kanalin e tij zyrtarë në facebook.

“Fondacioni Golden Eagle ndanë  donacion prej 10,000 euro për Sindikaten e minatorëve të Trepçës, duke treguar edhe një herë përkushtimin e tij ndaj komunitetit dhe mbështetjen për punëtorët që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka shkruar Palushi./Indeksonline/