Fondacioni i Messit dhuron 100 mijë euro, përfitojnë 41,600 njerëz
Fondacioni i Lionel Messit ka dhuruar 100 mijë euro për të blerë 100 pako me produkte elemntare për njerëzit në nevojë në Chaco të Argjentinës.
Sipas Fondacionit të sulmuesit të Barcelonës, 41,600 njerëz do të përfitojnë nga ky veprim humanitar i argjentinasit, ndër ta 37,755 të rinjë.
Këto pako janë dhuruar në bashkëpunim me UNICEF, organizatë me të cilën Messi ka raporte të mira, transmeton IndeksOnline.
Rreth 395 mijë fëmijë dhe adoleshentë jetojnë në provincën e Chacos, duke përfaqësuar 34% të popullsisë.
Prej tyre, 31.6% jetojnë në kushte të vështira, dhe ka prej tyre që janë të prekur nga sëmundje të ndryshme.
Fondacioni i Messit, përndryshe ka qenë mjaft aktiv viteve të fundit, duke kontribuar në mirëqënien e fëmijëve në Argjentinë, dhe vende të tjera./IndeksOnline/