75 Mall Live Search
10:20 / E Premte, 01 Nëntor 2024 / S Z

Fondi nënshkruan marrëveshje me 13 komuna për zbatimin e masave të efiçiencës në ndërtesa sociale

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka mbajtur ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve me komunat përfituese për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për ndërtesat shumë-banesore sociale”, raporton Ekonomia Online.

Nga ky projekt përfitojnë 13 komuna, 28 ndërtesa shumë-banesore sociale, rreth 785 familje dhe afërsisht 3 mijë 400 qytetarë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se Masat e planifikuara për këto ndërtesa përfshijnë: Termoizolimi i mbështjellësit të ndërtesës dhe kulmit; zëvendësimi i dritareve dhe dyerve kryesore; instalimi i sistemit të ngrohjes me kondicionerë ajri për secilën njësi familjare; renovimi i hyrjeve dhe instalimi i sistemit të interfonisë; masat për mbrojtje kundër zjarrit dhe detektorët e tymit”.

Drejtori i fondit, Driton Hetemi, tha se ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe komunave përkatëse.

sipas tij, granti investiv nga FKEE-ja mbulon 90% të investimit, ndërsa pjesëmarrja financiare e komunave është 10% e vlerës totale të investimit.