Fonseca e ka ndryshuar Milanin, fiton miqësoren e ”luksit” ndaj Manchester Cityt (VIDEO)

Ardhja e Paulo Fonsecas, duket se e ka ndryshuar lojën e Milanit.
Kuqezinjët, nè orët vona të kohës tonë lokale, janë përballuar me Manchester Cityn, në një miqësore luksi e cila është zhvilluar në ShBA, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e Milanit ka shënuar fitore me rezultat 3-2, edhe pse në skuadër kishte disa futbollistë të rinjë.
Manchester City e nisi ndeshjen mirë duke kaluar në epërsi me golin e Erling Haaland, në minutën e 19-të.
Lorenzo Colombo barazoi shifrat në minutën e 30-të, ndërsa pas katër minutave shënoi golin e dytë personal duke e kaluar Milanin në epërsi.
City tentoi të rikthehet në lojë duke barazuar rezultatin në minutën e 55-të, me golin e Jemes McAtee.
Por fitoren kuqezinjëve ia siguroi futbollisti 20-vjeçar, Marco Nasti, në minutën e 78-të./IndeksOnline/