Fonseca: Leao mund të bëjë më mirë

Javet e fundit ka pasur zëra për raporte jo të mira mes trajnerit të Milanit, Paulo Fonseca dhe futbollistit Rafael Leao.
Tekniku portugez ka folur për Leaon dhe futbollistët e tjerë, në konfernecën për media, para ndeshjes me Leccen, shkruan IndeksOnline.
Ai ka thënë se Leao mund të bëjë më mirë nga ajo se çfarë kemi parë në ndeshjet e fundit.
“Ne po punojmë shumë, individualisht, me Rafaelin në aspektet mbrojtëse. Është e qartë për të gjithë se ai mund të evoluojë, mund të bëjë më mirë, por ai ka punuar për të. Detyra ime është të mbroj të gjithë lojtarët e mi, përfshirë edhe Leaon”, ka deklaruar Fonseca./IndeksOnline/