75 Mall Live Search
18:57 / E Martë, 09 Prill 2024 / MSH

Fonseca mban premtimin, bën “shopping” me Zhegrovën

Të premtën, Lille shënoi një fitore të rëndësishme ndaj Marseille, me rezultat 3:1.

Ndonëse nuk shënoi, Zhegrova pati paraqitje solide dhe shumë të rëndësishme për ekipin.

Pas përfundimit të ndeshjes, klubi francez postoi në rrjete sociale fjalimin e trajnerit, Paulo Fonseca, në zhveshtore.

Ai komentoi ndeshjen aspak të lehtë ndaj Marseille dhe përmend edhe premtimin që i bëri Zhegrovës përpara ndeshjes, raporton Indeksonline.

“Ishte lojë e pabesueshme dhe e vështirë. I premtova Edonit që nëse fitojmë, unë do të shkoj me të për të blerë rroba. Do të shkojmë të martën”, ishte premtimi interesant i trajnerit të Lille.

“Ose të nesërmen”, ia kthen futbollisti kosovar.

Me sa duket, Fonseca e pati seriozisht!

Edoni ka publikuar fotografi bashkë me trajnerin, teksa të dy mbajnë në duar qese me rroba të sapo blera.

“Përfunduam” ka shkruar Zhegrova në fotografi./Indeksonline/

May be an image of 2 people and text that says 'SANDRO SANDRO finished SANDR'