75 Mall Live Search
11:10 / E Diele, 20 Tetor 2024 / Gj. Sh

Fonseca për Leaon: Milani është më i rëndësishëm se disa lojtarë!

Milani mbrëmë morri tre pikë të rëndësishme në Serie A.

Kuqezinjtë shënuan fitore ndaj Udineses, me rezultat 1-0, ku vendimtar ishte goli i Samuel Chukwueze, në minutën e 13-të, shkruan IndeksOnline.

Por ajo çfarë bëri bujë në këtë ndeshje, ishte mungesa e Rafael Leaos, i cili nuk luajti asnjë minutë.

E trajneri i Milanit, Pauol Fonseca gjatë konferencës për media, ka shpjeguar vendimin e tij.

Kur u pyet për Leaon, tekniku portugez tha se Milani është më i rëndësishem se disa lojtarë dhe se vendimin e tij e ka kuptuar edhe Rafa.

“Ndoshta është e çuditshme për ju të mos e shihni Rafën, por kjo duhet të jetë normale. Nuk është normale të shohësh Leaon në pankinë, por është normale për mua kur them se skuadra është më e rëndësishme, Milani është më i rëndësishëm se disa lojtarë.

Sot vendosa të lë Okafor dhe Chukwueze të luajnë, ndoshta nesër do të jetë radha e Leaos. Të mos krijojmë një rast, sepse nuk ka një të tillë. Leao ishte i respektueshëm, i kënaqur në dhomat e zhveshjes dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Tani do të përgatitem për ndeshjen e radhës dhe ndoshta Leao do të kthehet për të luajtur.

Ai duhet të përgatitet mirë sepse ne kemi nevojë për Rafa”, deklaroi Fonseca./IndeksOnline/