75 Mall Live Search
21:19 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / Blerim

Foto e vjetër e Sinanit dhe Sabriut: Një jetë bashkë

Të dy janë këngëtarë të njohur, që zemrat e publikut i kanë ‘rrëmbyer’ me hitet e tyre.

Sabri Fejzullahu ka hedhur një imazh në Instagram të realizuar shumë vjet më parë, në kohën kur këndonte bashkë me Sinan Vllasaliun.

Ata shihen shumë të ri në moshë dhe shumë të përkushtuar në argëtimin e publikut me këngët e tyre.

“Një jetë bashkë” është shkrimi që Fejzullahu i la fotos.

Më pas, në këtë imazh erdhën shumë komente ku dyshja gjetën mbështetjen e ndjekësve./Indeksonline/