75 Mall Live Search
17:30 / E Mërkurë, 05 Prill 2023 / AR

Forbes publikon listën e më të pasurve në botë, pjesë edhe Rihanna

Me 228,2 miliardë dollarë, manjati francez i luksit, Bernard Arnault, është ngjitur në krye të listës së Forbes, duke u bërë njeriu më i pasur në botë.

Ai ka në zotërim grupin e produkteve dhe shërbimeve të luksit LVMH Moet Hennessy, është pronar i shtëpive të modës Louis Vuitton, Chanel, Fendi dhe Christian Dior, si dhe i mbi 70 bizneseve të tjera të bizhuterive, parfumeve e kozmetikës, apo edhe shërbimeve të hotelerisë, duke pasur një portofol shumë të diversifikuar. Kështu, njeriu në krye të konglomeratit më të madh të luksit kanë një gjurmë të pashlyeshme në industrinë e modës dhe ka shkruar histori me sukseset e tij.

Për të dytin vit radhazi, pjesë e listës së gjatë të miliardevë të botës është bërë edhe Rihanna, pasuria e të cilës vlerësohen se është 1,4 miliardë dollarë, e cila renditet në vendin e 2002. Po ashtu, pjesë e listës është edhe Kim Kardashian me 1,2 miliardë dollarë. Në total, në listën e Forbes janë 2640 miliarderë, të cilët në total arrijnë vlerën 12,2 trilionë dollarë.

10 – Steve Ballmer 90,5 miliardë dollarë

9- Francoise Bettencourt Meyers & family 91,4 miliardë dollarë

8 – Carlos Slim Helu & family 94,2 miliardë dollarë

7 – Michael Bloomberg 94,5 miliardë dollarë

6 – Warren Buffett 107,3 miliardë dollarë

5 – Bill Gates 109,9 miliardë dollarë

4 – Larry Ellison 118,8 miliardë dollarë

3 – Jeff Bezos 127 miliardë dollarë

2 – Elon Musk 192,8 miliardë dollarë

1 – Bernard Arnault & family 228,2 miliardë dollarë