07:27 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Forbes publikon renditjen e dhjetë miliarderëve të dekadës

Revista prestigjioze Forbes ka publikuar së fundi një renditje të miliarderëve më të mëdhenj të dekadës që lamë pas. Shumica e tyre janë të paktën 40 miliardë dollarë më të pasur se në vitin 2010, madje dhjetë më të pasurit shtuan në total rreth 555 miliardë dollarë në pasuritë e tyre.

Warren Buffet nga Berkshire Hathaway, për shembull e përfundoi vitin 2019 me një vlerë neto afërsisht 89 miliardë dollarë, duke u rritur me gati 42 miliardë dollarë që nga viti 2010, përcjell Telegrafi.

Ish-shefi ekzekutiv i Microsoft, Steve Ballmer nga ana tjetër, ia la rolin e tij shefit ekzekutiv aktual Satya Nadella në muajin shkurt të 2014-së pasi mbikëqyri rritjen për më shumë se një dekadë, por performanca në rënie e gjigantit teknologjik nuk e pengoi aspak atë të renditet sot si një ndër më të pasurit e dekadës.

Lexo po ashtu:
Më “fukaraja” ka pasuri 29 miliardë dollarë, për më të pasurin mos të flasim: Kjo është pasuria e 30 njerëzve më të pasur në planet
Më “fukaraja” ka pasuri 29 miliardë dollarë, për më të pasurin mos të flasim: Kjo është pasuria e 30 njerëzve më të pasur në planet
Jack Ma si ish-mësues anglishteje që u rrit i varfër në Kinë, sot është një nga më të pasurit e botës. Ai ka rreth 60 për qind të pasurisë së tij nga Alibaba, të cilën ai e krijoi 20 vjet më parë me 60 mijë dollarë. Ma e filloi dekadën me 1.2 miliard dollarë pasuri.
Fituesi i vetëm nga më të mëdhenjtë që nuk e siguron pjesën më të madhe të pasurisë së tij nga aksionet e kompanisë që zotëron është Bill Gates.

Vizionari i softuerëve ka shitur ose dhuruar shumicën e aksioneve të Microsoft që e bënë të pasur dhe në vend të kësaj ka krijuar një perandori investimesh më të larmishme. Ai shtoi rreth 54.6 miliardë dollarë këtë dekadë, përcjell Telegrafi.



Tetë nga dhjetë fituesit më të mëdhenj, apo rreth 80 për qind ose më shumë të pasurisë së tyre e sigurojnë nga aksionet në firmat që themeluan ose drejtuan më parë. Kjo përfshin jo vetëm Ballmer dhe Buffett, por edhe Mark Zuckerberg nga Facebook, Bernard Arnault nga LVMH dhe Jeff Bezos nga Amazon.

Pavarësisht se kaloi divorcin më të shtrenjtë në histori, Bezos është gjithashtu miliarderi më fitimet më të larta të kësaj dekade, duke shtuar rreth 97.4 miliardë dollarë që nga viti 2010. Ai tani është personi më i pasur në botë nga i 43-ti që figuronte në fillim të dekadës