“Forca e bën fuqinë”, Drenasi balotazhin!

Ramiz Lladrovci nuk ka arritur të fitojë pa balotazh në Komunën e Drenasit, të cilën momentalisht e udhëheq.
Megjithatë ai është renditur si i pari me 45,62% të votave të grumbulluara, raporton Indeksonline.
Kështu ka lënë pas Driton Ajazin nga DD me vetëm 30,74% të votave, por që e dërgoi Lladrovcin në balotazh.
Kujtojmë që thënia “Forca e bën fuqinë” e bëri Lladrovcin shumë të famshëm./Indeksonline/
