75 Mall Live Search
21:35 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Forca e Sigurisë së Kosovës bëjnë trajnime mjekësore në Gardën Kombëtare të Ushtrisë së Iowa-s

Forca e Sigurisë së Kosovës po kalojnë trajnime mjekësore të nivelit të hyrjes në terren në Gardën  Kombëtare të Ushtrisë së Iowa-s.

Faqja zyrtare Iowa Army National Guard ka publikuar disa fotografi nga ushtrimet që po realizojnë.

Gjeneral Major Ben Corell dhe Komanda Sgt. Majori Jozef J. Hjelmstad i vizituan gjatë ushtrimeve.

“Disa nga miqtë tanë nga Forca e Sigurisë së Kosovës po kalojnë trajnime mjekësore të nivelit të hyrjes në terren në 185th RTI – Iowa Regional Training Institute.”, thuhet ndër tjera në postimin e tyre./Indeksonline/