Forca e Sigurisë së Kosovës ndihmon Komunat në përballimin me pandeminë Covid-19

Me një ceremoni të veçantë Zv.KOMFSK Gjeneral major Enver Cikaqi ka pranuar donacionin me materiale për përballimin e pandemisë Covid-19 nga Drejtori i Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s ( NALT) Gjeneral brigade Frank Best.
Në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Gjeneralin Best dhe oficer të lartë të ushtrisë Gjermane, ky donacion i dhuruar FSK-së do të shpërndahet për Komunat e Kosovës në ndihmë për përballimin e pandemisë.
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës duke parë situatën e rënduar me pandeminë Covid-19 ka urdhëruar shpërndarjen e materialeve për mbrojtje ndaj pandemisë Covid-19 për 20 Komuna të Kosovës që prekë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, ky material është dhuruar FSK-së Donacion nga Republika Federale e Gjermanisë.
Kompania për Operacione Civile e FSK-së, së bashku me Qendrën Mjekësore dhe Regjimentin e Mjekësisë kanë përgatitur planin e shpërndarjes së këtij materiali më se të nevojshëm në koordinim me Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Komunat të cilat sot janë fronti i parë i përballimit me pandeminë.
Sot Zv. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjeneral Major Enver Cikaqi , Drejtori i Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s ( NALT) Gjeneral brigade Frank Best, Drejtori i Qendrës Mjekësore të FSK-së z. Shkelzen Syla morën pjesë në dhurimin e këtij donacioni për QKMF në Mitrovicë.
Aty u pritën nga Zv. Kryetari i Komunës së Mitrovicës Z. Faruk Mujka me bashkëpunëtorët dhe stafin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, me këtë raste Gjeneral Cikaqi dhe Drejtori i QM të FSK-së treguan qëllimin e kësaj ndihme me materiale esenciale për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë, duke ditur nevojat dhe kërkesat që kanë komunat në këtë kohë pandemie
Zv. Kryetari i Komunës së Mitrovicës Z. Mujka falënderoj për këtë ndihmë shumë të nevojshme për stafin e QKMF-së duke shpreh mirënjohjen më të lartë për FSK-së por edhe ndihmën e Shtetit Gjerman për Kosovën.
Vlera e donacionit që do të shpërndahet në komunat kap shumën e 210.000 euro dhe përmban materiale Esenciale ,lloje të ndryshme dorëzash, maska, rroba anti infektive, kapela kirurgjike ,syze mbrojtëse e material tjetër të nevojshëm.
Ky projekt ka filluar me datë 12.11.2020 dhe do të vazhdoj deri me 16.11.2020.
Komunat që kanë përfituar nga ky donacion janë: Viti, Hani i Elezit, Kaçanik,Mamushë,Dragash,Suharekë,Obiliq,Mitrovicë,Vushtrri,Kamenicë,Shtërpcë,Drenas, Lipjan, Fushë Kosovë, Junik, Deçan, Skenderaj, Istog, Vitomericë , Podujevë