75 Mall Live Search
08:57 / E Diele, 23 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Forca Kosova!/”Dardanët” luajnë ndeshjen vendimtare ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Kosovës në basketboll sot takohet më Kombëtaren Zvicerane në ndeshjen vendimtare për parakualifikueset e Kupës së Botës 2027.

Federatës së Basketbollit të Kosovës njofton se basketbollistët e Kosovës janë të motivuar maksimalisht për sfidën ndaj helvetikëve dhe kualifikimin në fazën e ardhshme.

Pas pesë ndeshjeve të Grupit A për parakualifikimet evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027, Kosova renditet e dyta me 7 pikë.

Dardanët në duel me zviceranët vijnë pas fitores së madhe kundër Azerbajxhanit.