75 Mall Live Search
07:42 / E Enjte, 26 Mars 2026 / MSH1

“Forca Kosova, Forca Shqipëria”/ Rita Ora mbështet shqipet në Botëror

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka shprehur mbështetjen e saj për përfaqësueset e Kosovës dhe Shqipërisë në futboll, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar një imazh ku shihen të dyja kombëtaret, e shoqëruar me mesazhin: “Paçit fat! shpresoj të bëni historinë dhe të kualifikoheni në Kupën e Botës”.

Në foto paraqiten futbollistët e Kosovës dhe Shqipërisë, me mbishkrimet “Forca Kosova!” dhe “Forca Shqipëria!”, duke theksuar unitetin dhe mbështetjen për sukses në arenën ndërkombëtare.

Si Kosova, ashtu edhe Shqipëria sonte mund të shkruajnë historinë e kualifikimit në Botëror./IndeksOnline/