75 Mall Live Search
21:14 / E Martë, 03 Mars 2026 / Gj Sh

“Forca, të dua”, Neymar shkruan mesazh të fuqishëm për Rodrygon

Neymar Jr i ka dal në përkrahje të fuqishme futbollistit të Real Madridit, Rodrygo, i cili ka këputur ligamentet.

Ish-futbollisti i Barcelonës ka shkruar një meszh të fuqishëm, ku mes tjerash kujtojn kohërat kur edhe ai kishte të njëjtin lëndim, shkruan IndeksOnline.

”Sot është një nga ditët më të trishta për mua.
Kur mora vesh për dëmtimin, m’u shfaq si një film para syve.
Gjithë vuajtja, gjithë ankthi dhe frika për ta përjetuar këtë dëmtim…

Numri im 10, djali im, trashëgimtari im (siç të thërras), kam vetëm një lutje për ty… “kujdesu për mendjen tënde”. Tani është koha të kesh pranë vetes të gjithë ata që të duan…

Dhe siç the edhe vetë, nuk e meritoje ta kaloje këtë pikërisht tani… por kush jemi ne të dyshojmë në planet e Zotit?

Vëllai im i vogël… FORCË! Jam i sigurt që do të rikthehesh më i fortë se kurrë.
Të dua. Ashtu siç më ke dhënë mbështetje mua, unë do të jem gjithmonë këtu për ty.”, ka shkruar Neymar.

Rodrygo si pasoj e këtij lëndimi ka humbur edhe Kupën e Botës, pasi do të jetë jashtë fushave për 7-10 muaj./IndeksOnline/