Forca të shtuara sigurie, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ekstradon dy persona drejt Malit të Zi
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Interpolin dhe strukturat e Policisë së Shtetit, ka zhvilluar me sukses operacionin transit të dy shtetasve të huaj, të cilët do të ekstradohen drejt Republikës së Malit të Zi.
Dy shtetasit, Stevan Kraljeviq dhe Gjorgje Dukiq, u morën në dorëzim në Aeroportin e Rinasit dhe kaluan në transit në territorin shqiptar drejt pikës kufitare Hani i Hotit, nën masa të rrepta sigurie dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare për transportin e personave me masë ekstradimi.

