13:28 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Forca të shtuara sigurie e ruajnë Albin Kurtin në vizitën e tij në Trepçë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me Ministren në detyrë të Ekonomisë Rozeta Hajdari dhe Ministrin në detyrë të Financave Besnik Bislimi janë duke u takuar me menaxhmentin e “Trepçës”.

Ky takim nuk po ndodh brenda ambientit të “Trepçës”, por në një restorant që gjendet në Parkun Industrial të Mitrovicës ku i pranishëm është edhe kryetari i Mitrovicës Jugore Agim Bahtiri.

Në ndërkohë një ditë pas kërcënimeve që i janë bërë kryeministrit në detyrë Albin Kurti nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”,

Klan Kosova raporton për një numër të shtuar të autoriteteve të sigurisë që po e shoqërojnë kryeministrin në detyrë në këtë vizitë.

Përpos policëve dhe mbrojtjes së afërt të kryeministrit në detyrë që kujdesen vazhdimisht për sigurinë e tij këtë vizitë e ka përcjellë edhe një Njësit Special.

Në ndërkohë, hyrja për në Parkun Industrial është e bllokuar nga ana e autoriteteve të cilët nuk e lejojnë që të futet askush që nuk ka autorizim me të cilin dëshmon se pse duhet të jetë në këtë vend ku po qëndron për vizitë Albin Kurti.

Një ditë më parë kryeministri Albin Kurti deklaroi se ka marrë një kërcënim që, sipas tij, nuk është kërcënim direkt ndaj tij, por ndaj Gjykatës Kushtetuese në veçanti ndaj kryetares së Gjykatës Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes Nexhmi Rexhepi.

KLIKO KETU