75 Mall Live Search
13:20 / E Martë, 13 Qershor 2023 / AR

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe Carabinierit te Ura e Ibrit

Është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Milun Milenkovic-Llune. I njëjti është udhëheqës i formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”.

Kjo ka bërë që të acarohen serbët, e të sulmojnë veturat e Policisë së Kosovës, me ç’rast dy zyrtarët policor janë të lënduar lehtë, raporton Indeksonline.

Pas këtij rasti te Ura e Ibrit është shtuar prezenca e forcave të Policisë së Kosovës dhe Carabinierët e Italisë.