Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`

Forcat e Armatosura Shqiptare shënuan një tjetër arritje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, duke u renditur në vendin e tretë në një nga garat më të vështira ushtarake në botë, “Cambrian Patrol”, që zhvillohet çdo vit në Uell
Në këtë aktivitet prestigjioz të organizuar nga Brigada e 160-të e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, mori pjesë Regjimenti i Jugut i Forcës Tokësore, duke përballuar me sukses një sfidë 48-orëshe në kushte të vështira terreni.
Gara, me një traditë mbi 60-vjeçare, teston aftësitë fizike, taktike dhe bashkëpunimin në situata të ndërlikuara luftarake.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu theksoi se pjesëmarrja dhe rezultati i lartë në këtë garë ndërkombëtare janë dëshmi e profesionalizmit dhe përkushtimit të trupave shqiptare.
“Bashkëpunimi në të gjitha nivelet me forcat aleate për forcimin e kapaciteteve njerëzore të Forcave të Armatosura mbetet një prioritet i programit tonë “Mbrojtja 2030””, deklaroi Vengu