75 Mall Live Search
21:42 / E Premte, 17 Janar 2025 / FR

Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës

Partnerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po mbështetin ushtrinë për ngritjen e kapaciteteve operacionale.

Në njoftim është bërë e ditur se instruktorë të ushtrisë turke, kanë realizuar trajnimin për snajper në Regjimentet e Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve operacionale, instruktorë të ushtrisë turke, kanë realizuar trajnimin për snajper në Regjimentet e Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.