Forcat e kërkim-shpëtimit nisen në aksion për të gjetur serbin e humbur në Shtërpcë (Pamje)

Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me Policinë e Kosovës, mëngjesin e sotëm kanë filluar kërkimet për gjetjen e një qytetari serb në Shterpcë, i cili është raportuar i zhdukur që nga dita e premte.
Sipas burimeve të IndeksOnline, 29 vjeçari i nacionalitetit serb, nuk është hera e parë që raportohet si i humbur, pasi që kjo ka ndodhur dhe herë të tjera, veçse ai është gjetur për një kohë më të shkurtë.
Ndryshe me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar ekipet e kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare. Në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale të Komunës së Shtërpcës, kanë filluar operacionin e kërkimit të riut 29 vjeçar i nacionalitet serbë nga fshati Biti e Epërme.
Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin e saj të shtunën për rastin e personit të zhdukur.
“Biti e Epërme, Shtërpcë 12.05.2023 – 07:50 – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në kohën e cekur ka dalë nga shtëpia viktima mashkull kosovar (familjar i tij) dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./InderksOnline/