75 Mall Live Search
17:25 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / LB

Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet në qytetet kryesore në Ukrainë

Rusia thotë se ka marrë kontrollin e portit të Khersonit, ndonëse kryetari i kësaj komune thotë se forcat ukrainase po vazhdojnë të rezistojnë.

Në jug, ekziston frika e numrit te madh të viktimave në qytetin e Mariupol pranë kufirit me Rusinë, ku nënkryetari i komunës ka thënë se një zonë është “pothuajse e shkatërruar plotësisht”, raporton BBC.

Në verilindje: Ka raportime për një sulm me raketë në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, në departamentin rajonal të policisë dhe një pjesë të një universiteti.

Më herët, rusët zbarkuan në qytet dhe filluan të luftojnë për kontroll, tha ushtria e Ukrainës.

Sipas autoriteteve ukrainase, më shumë se 2,000 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të Rusisë.

Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës do të fillojnë këtë mbrëmje.