75 Mall Live Search
20:16 / E Hënë, 28 Shkurt 2022 / LB

Forcat tokësore ruse po afrohen drejt kryeqytetit ukrainas

Forcat tokësore ruse po i afrohen kryeqytetit ukrainas, sipas imazheve më të fundit satelitore të marra nga një kompani teknologjike amerikane.

Kështu raporton Sky News, teksa shton se fotografitë e Maxar të Kievit dhe zonës në veri të qytetit tregojnë se një kolonë e forcave ruse, e parë dje rreth 45 milje larg kryeqytetit në Ivankiv, është zhvendosur në jug/juglindje.

Në këto imazhe, fundi jugor i kolonës ishte në autostradën T-1011 përgjatë skajit lindor të aeroportit Antonov afërsisht 17 milje nga qendra e Kievit.

Kolona e pajisjeve shtrihet mbi afro 17 milje rrugë dhe përmban qindra automjete të blinduara, tanke, artileri të tërhequr dhe mjete mbështetëse logjistike.

Në anët perëndimore dhe veriperëndimore të Kievit, janë parë dëshmi të luftimeve të fundit me automjete të blinduara të shkatërruara dhe një urë të dëmtuar pranë qytetit verior të Irpin dhe fshatit verilindor të Stoyanka.