75 Mall Live Search
09:59 / E Enjte, 25 Mars 2021 / Blerim

Forcat turke neutralizojnë 6 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se ka neutralizuar 6 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK të cilët ndodheshin në përgatitje për kryerjen e akteve në zonën e operacionit “Kthetra-Tigër” në veri të Irakut.

Në një deklaratë nga llogaria në Twitter, ministria vuri në dukje se lufta kundër terrorizmit vazhdon në mënyrë efektive dhe të vendosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më tej bëhet e ditur se 6 terroristët e PKK-së të cilët u përcaktuan në zonën e operacionit “Kthetra-Tigër” në veri të Irakut dhe të cilët ndodheshin në përgatitje për kryerjen e akteve u neutralizuan me mjetet e mbështetjes së zjarrit.